leoni

Valdete Bajrami bisedoi me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Valdete Bajrami bisedoi me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz. Në takim është folur rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend, dhe është diskutuar edhe për mundësitë e investitorëve hungarezë, të cilët kanë shprehur vullnetin të investojnë në shtetin e Kosovës. Në këtë takim është folur edhe për rrugëtimin e Nismës si parti politike e orientimin social-demokrat, që nga themelimi e deri në ditët e sotme. Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar sa më ngusht me NISMA për Kosovën, në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …