Vehbi Rafuna: Pjesëtarët e UÇK-së të llogariten vetëm deri në demilitarizimin e saj

Vehbi Rafuna: Pjesëtarët e UÇK-së të llogariten vetëm deri në demilitarizimin e saj

Invalidi dhe veterani i UÇK-së, Vehbi Rafuna lidhur me fushatën që po zhvillohet kundër luftëtarëve të lirisë, konstaton se sa u  përket burgosjeve të pjesëtareve të UCK-së, për krime gjoja të bëra deri me datën 20 qershor te viti 1999, duhet t’ i mbrojmë me te gjitha mjetet qe kemi ne dispozicion. Pas kohës kur është demilitarizuar UÇK-ja, askush nuk ka të drejtë që ata t’i akuzojnë ata si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Ata, për të cilët pretendohet se kanë bërë vepra penale  pas 20 qershorit duhet të akuzohen në emër  e mbiemër të tyre personal, por  kurrsesi  emër të UCK-së. Me këto fakte duhet  të merren organizatat e dala nga lufta, të cilat edhe  janë të obliguara t’ i mbrojnë vlerat e saj. Mendoj se ata pa së gjithash  duhet t’ i mbrojnë vlerat nga vetvetja e tyre, nëse kanë shkelur  mbi gjakun e shokëve. Organizatat e luftës nuk duhet të lejojnë të manipulohen nga partitë politike, qofshin ato që kanë dalë nga lufta apo të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për …