1 Shtatori në Ferizaj, me shkollë të re në Zaskok

1 Shtatori është nga më të veçantat ditë të çdo viti, ku buzëqeshja e gëzimi i fëmijëve që kthehen në bankat e shkollës, është kryefjala e ditës. Ferizaj këtë 1 shtator, është edhe më i pasur, u shtua edhe një tempull dije, ku kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, përuruan objektin e ri të shkollës “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt, një godinë kjo me kushte moderne mësimi e praktikimi të dijes. Të gjithë nxënësve, punonjësve të arsimit dhe prindërve – Urime 1 Shtatori – Fillimi i Vitit të Ri Shkollor! Të gjithë nxënësve, punonjësve të arsimit dhe banorëve të fshatit Zaskok – Urime e ta gëzojnë objektin e ri të shkollës! Tha kryetari Aliu.

May be an image of 10 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …