leoni

Në 25-vjetorin e përjetësimit në altarin e lirisë kujtohet dëshmorit të UÇK-së, Asllan Kleqka

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë, pikërisht në kopshtin e dëshmorëve në Rahovec, me respekt e pietet të lartë kanë nderuar kujtimin për veprën e dëshmorit të UÇK-së, Asllan Kleqka, në 25-vjetorin e përjetësimit në altarin e lirisë. Kryetari Latifi tha se, luftëtari Asllan Kleqka dhe vepra e tij do të kujtohet ndër breza, si dëshmi e angazhimit dhe kontributit të tij në luftën për çlirimin e Kosovës, ashtu siç jemi mirënjohës edhe për angazhimin dhe kontributin e drejtpërdrejtë në luftën e UÇK-së, të 3 bijve, vëllezërve Luan, Destan dhe Jeton Kleqka. Në këtë përvjetor, padyshim ne u përkulëm me respekt edhe para varrit të bashkëluftëtarit tonë, Luan Kleqkës, i cili po të ishte fizikisht në mesin tonë, do të festonte ditëlindjen e 52-të. Luftëtarët e lirisë, kanë veç ditëlindje, për shkak të kontributit të veçantë për lirinë që sot e gëzojmë, ashtu sikurse dëshmorët që janë të pavdekshëm në histori dhe në kujtesën e brezave. Lavdi përjetë dëshmorit të kombit, Asllan Kleqka! Lavdi të birit të tij, familjarit dhe bashkëluftëtarit tonë të dashur, Luan Kleqka!

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …