10 raste të reja të infektuar me virusin korona janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

10 raste të reja të infektuar me virusin korona janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Deri tani janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë, 736 raste. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …