Sot shënohet çlirimi i Prishtinës dita kur më 11 qershor 1999 UÇK-ja ngriti flamurin kombëtar në kryeqytet

11 qershori i vitit 1999 shënon Ditën historike, kur në periferi të Prishtinës kishin depërtuar forcat ushtarake të Zonës Operative të Llapit

25 vjet më parë, më 11 qershor të vitit 1999 kishin depërtuar në periferi të Prishtinës forcat ushtarake të Zonës Operative të Llapit. Kjo ditë shënon edhe çlirimin e kryeqytetit të Kosovës nga forcat çlirimtare të vendit. Disa ditë më parë, forca të caktuara guerile të UÇK-së kishin depërtuar në kryeqytet dhe kontrollonin e sulmonin forcat serbe që po përgatiteshin të tërhiqeshin nga Kosova dhe të cilat  kryenin krime kundër banorëve të mbetur në Prishtinë. Për mungesë akordimi  të forcave politike, dhe në dëm të së vërtetës historike, vazhdon të jetë diskutabile se Dita e hyrjes së forcave të UÇK-së në kryeqytetin e Kosovës, do duhej të  ishte DITA  e ÇLIRIMIT, ndërsa  12 qershori, të shënojë  ditën kur hynë në vend forcat e artilerisë  dhe këmbësorisë NATO-s, të cilat e kishin detyruar Serbinë të kapitullonte.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …