Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Akademi me ndërkombëtarët për Ibrahim Rugovën

Maksi Mandalema bashkë me Priftin Italian, e sollën edhe Edi Ramën. Këta ishin përbërja e ndërkombëtarëve në Prishtinë!

Kryeministri i Shqipërisë po sillet si individ pa institucione dhe flet e ç’thotë në emrin e tij personal! Ndoshta atëherë kur flet keq, më mirë që nuk flet në emër të institucioneve e të shtetit!

Ky me këtë rast foli shkurt, aq sa është edhe formula e pagëzimit! Formulimi nëse e mbajta mend mirë; Rugova me paqen që kërkonte luftë, si dhe lufta që kërkon paqen!

Shkurt tha: Rugova bëri miq Perëndimin dhe aleatët, pa Rugovën nuk do të kishte UÇK?! Edi Ramës po i pëlqejnë të vdekurit, si duket këta nuk e pengojnë në politikë e karrierë!

Pse more Kryeministër, ti nuk ishe pjesë e kontributit të luftës çlirimtare? Pse nuk do të pranosh paraardhësit pushtetarë të Shqipërisë që bënë maksimumin në koordinim e bashkërendim me aleatët në ndihmë të luftës për liri!

Vlerat dhe kontributin që dha për Kosovën Shqipëria pa ty, nuk mund ta mohosh, veç pse ti nuk ishe pjesë e këtij angazhimi!

Tashë flet përgjumurë sikur Rugova e ka angazhuar UÇK-në dhe ka bërë luftën çlirimtare! Bash kot e ke futur se nuk ka pasur lidhje Rugova as ti me luftën e UÇK-së!

Pasi që është brutale por konkretizuese shprehja në serbisht: Rugova dhe lufta: kao kriv kurac i Sveta Maria! Kaq ishte lidhja e Rugovës me luftën!

Sa shumë duartrokitje nga të pranishmit që shumica ishin anti-luftë, kur vetë Rama ua bëri përhajër sukseset e luftës! Sikur ta fitonin ankandin e blerjes së luftës që çdo ditë po shitet dhe falet kjo vlerë!

Mos harro që je Kryeministër edhe në ndeja private mban përgjegjësi, jo veç për shqiptarët e Shqipërisë por për të gjithë shqiptarët! Mos u bë pjesë e çmontimit dhe mohimit të vlerave të UÇK-së dhe të luftës çlirimtare!

10 qershor 2024
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: Shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen, por ne nuk e lejojmë këtë nënçmim

Sot në Shkup, Fronti Europian organizoi ngjarje për 100 ditët e para të qeverisë me …