Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar vetëm 132 mijë e 901 qytetarë me dozën parë të vaksinës dhe 17 mijë e 476 me dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë fushata intensive e vaksinimit masiv dhe synon që brenda muajit të vaksinohet rreth 300 mijë qytetar. Derisa më tani, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 218 qytetarë ndërsa numri i rasteve aktive është 176.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
