COVID

Në Shqipëri po vazhdon përmirësimi i dukshëm i gjendjes së shkaktuar nga pandemia prej virusit korona

Në Shqipëri po vazhdon përmirësimi i dukshëm i gjendjes së shkaktuar nga pandemia prej virusit korona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit, mil ka pasur asnjë humbje jete nga virusi korona dhe vetëm 4 raste të reja ndërkohë që janë shëruar  shtatë qytetar. Ulja e madhe e trendit të infektimeve dhe rritja e numrit të personave të shëruar ka bërë që për momentin, në Shqipëri të jenë vetëm 124 qytetar të infektuar me virusin korona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 774 mijë e 257 tesime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 132 mijë e 488 qytetarë. Deri më tani janë shëruar 129 mijë e 910 qytetarë nga COVID dhe kanë ndërruar jetë 2 mijë e 454 të infektuar.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …