Rexhep Selimi

Vetëvendosja është distancuar nga djegia e veturave të bashkëshorteve të qeveritarëve, Krasniqi e Gecaj

Deputeti Rexhep Selimi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga djegia e veturave të pjesëtarëve të familjeve të dy prej anëtarëve të kabinetit qeveritar, Memli Krasniqi dhe Bajram Gecaj. Selimi ka shprehur dyshim  se një veprim  të tillë mund ta ketë bërë vetë qeveria, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga protesta që po bëhet në Sheshin e Prishtinës. Selimi tha se shumë shpejt qeveria do të bjerë, për shkak se sipas tij, ajo më s’ka as legjitimitet e as legalitet. “Ky vendim është marrë atëherë kur është marrë vendimi për koalicion. Një pjesë e vendimit është marrë edhe në Rashkë sepse “Lista Srbska”, do t’ua bëjë kuorumin për zgjedhjen e presidentit jo legjitim dhe jolegal”, tha deputeti Selimi. “Ne jemi këtu që ta kthejmë mbrapsht qeverinë e Rashkës. Ne po shkojmë drejt pranverës dhe s’e kemi problem të rrimë jashtë. Tash do të duhej t’ia numëronim ditët qeverisë dhe jo protestës tonë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e koalicionit “Për një fillim të ri” në zgjedhjet lokale për Ulqinin

Dritan Abazoviq: Nuk do të votoja kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të mërkurën ka miratuar raportin e …