Brickos

1500 pako ushqimore e higjienike nga buxheti i komunës së Skenderajt për familjet në nevojë

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, komuna e Skenderajt ka filluar me shpërndarjen e 1500 pakove ushqimore për familjet në nevojë, në këtë situatë emergjente. Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë e deri me tani, me përkrahjen e donatorëve të shumtë janë shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike për 850 familje me asistencë sociale në komunën e Skenderajt. Nga buxheti i komunës së Skenderajt po shpërndajmë 1500 pako ushqimore e higjienike për familjet pa të ardhura të rregullta mujore, të cilat në këtë situatë kanë mbetur pa këto të ardhura si dhe për familjet nga kategoritë tjera në nevojë.

Qëndroni në shtëpi, pakot ushqimore do t’ua sjellim në shtëpitë tuaja!

Bashkë, me solidaritet e humanizëm kalojmë me sukses çdo sfidë para nesh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …