Tërnava: Të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të shkojnë në xhami, ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve

Tërnava: Ramazanin po e nisim në rrethana emergjente, iftarin ta bëjmë vetëm në shtepitë tona pa i shkuar njëri-tjetrit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit u ka bërë thirrje besimtarëve që meqë ky Ramazan është në kohën e pandemisë së COVID -19, të respektojnë vendimet e institucioneve shëndetësore, duke qëndruar në shtëpi dhe iftaret t’i bëjnë në shtëpi. “Vëllezër e motra, këtë herë muajin e shenjtë të Ramazanit po e nisim në rrethana emergjente nga masat e marra kundër pandemisë Covid-19. Xhamitë tona përkohësisht janë pa xhematin e tyre. Ramazanin po e nisim me shpresën që fundi të na gjejë në shkollat e shtëpitë tona”. Tërnava përmes një konferencë për media u ka kërkuar qytetarëve që të mos shkojnë në iftare të njëri-tjetri.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …