16 vite nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Malësinë e Tetovës

16 vite nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Malësinë e Tetovës

Sot janë bërë plotë 16 vite nga beteja e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Malësinë  e Tetovës, përballë forcave ushtarake dhe policore sllavo-maqedonase. 25 marsi i vitit 2001 tetovarët i zgjoi me ndryshe së herëve tjera tanke, pizgauerë, autoblinda dhe një arsenal i madh lufte, përfshirë edhe mercenarë nga vendet e tjera sllave kishin mësyrë Malësinë e Tetovës, për t’i sfiduar trimat çlirimtar. Luftime të ashpërta kishin filluar që në orët e para të mëngjesit madje kishte viktima nga të dy palët. Atë ditë kanë rënë dëshmor Servet Hajredini në fshatin Sellcë, Servet Shabani e Fadil Rifati bien tek vendi i quajtur Gruri i Kuq mbi fshatin Sellcë si dhe  Zeqirja Tahiri e Xhemil Abdurahmani, që të gjithë këta ushtarë të UCK-së. Për ndër të veprës së tyre trimave sot në Tetovë pranë lapidarit të tyre janë bërë homazhe.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …