174 të mbytur e mbi 200 të plagosur pas ndeshjes së futbollit mes ekipeve Arema dhe Persebaya në Indonezi

Një ndeshje futbollit në Indonezi ka shkaktuar qindra të mbytur e të plagosur, menjëherë pas përfundimit të saj. Pas ndeshjes mes ekipeve  Arema dhe Persebaya, me rezultat 2 : 3, qindra tifozë të dhunshëm kanë vërshuar brenda fushës ndërkohë që policia ka filluar të reagoj duke hedhur edhe gaz lotsjellës për ta qetësuar situatën. Ky veprim ka revoluar edhe më shumë tifozët dhe disa duke ikur nga gazi lotësjellës u rrëzuan dhe janë shtypur nga turma e madhe që po vraponte. Ndërkohë, ka filluar një dhunë e madhe mes tifozëve dhe policëve që kishte pasoja fatale. Njoftohet se si rezultat e dhunës së madhe dhe numrin  e madh të të përfshirëve në të, kanë humbur jetën 174 persona dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur. Përleshjet mes policisë dhe tifozëve u zhvendosën edhe jashtë stadiumit, derisa mediat në Indonezi kanë raportuar se numri i të vdekurve mund të shkoj edhe më shumë, për shkak se shumë të plagosur në spitale janë në gjendje të rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …