leoni

18 vjet më parë ushtria dhe policia serbe masakruan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës e fshatrave përreth

18 vjet më parë, më 5 prill të vitit 1999  ushtria dhe policia kriminale serbe ekzekutuan dhe masakruan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 prej pas luftës konsideroheshin të zhdukur. Atë ditë serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe i vranë e i masakruan  pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj.  Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të çmeriturat, si ajo e Izbicës, Reçakut Kurshës së Madhe, Mejes e shumë të tjera. Pas identifikimit të kufomave të fundit, janë zbuluar edhe 16 të zhdukur nga fshati Rezallë,  8 nga  ata janë nga radhët e të ekzekutuarve të  5 prillit të vitit  1999, të zhdukur në të njëjtën datë më 28 të zhdukurit e gjetur dhe  që u rivarrosën dy vjet më parë. Trupat e tyre ishin  gjetur në Rudnicë të Rashkës dhe iu kishin dorëzuan familjarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …