20 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Ismet Rrahmani

Në fshatin Açarevë të Komunës së Skenderajt, është përkujtuar dëshmori i kombit, Ismet Rrahmani, në 20 vjetorin e rënies së tij, në një akademi përkujtimore, në të cilën kanë marrë pjesë familjaret, bashkëluftëtarët, përfaqësues të Komunës së Skenderajt, Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mysafirë të ftuar dhe qytetarë të tjerë. Në emër të kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, të pranishmit i kapërshëndetur drejtori z.Mehmet Berisha, i cili ka kujtuar sakrificën e dëshmorit Ismet Rrahmani, duke e përcjellë edhe mesazhin e kryetarit Jashari, se gjaku i dëshmorëve, të rënëve, si dhe lufta e lavdishme e UÇK-së, sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për veprën e dëshmorit kanë folur edhe bashkëluftëtarët e tij, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, dhe të tjerë, të cilët e kanë lartësuar veprën dhe sakrificën e heroit Ismet Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …