Raportimet e para nga përleshjet përgjatë sheshit ‘Nëna Terezë’, bëjnë të ditur për lëndimin e një pjesëtari të Policisë. Ai është goditur me mjete të forta në kokë, gjatë kohës sa policia po përballej me protestuesit. Perimetri i përleshjeve ka përfshirë hapësirën e sheshit gjer te Hoteli Grand. Me qëllim …
Më shumë...Yearly Archives: 2015
Kurti me bashkëpartiakët e tij dalin në protestë
Pavarësisht ftesës për t’u paraqitur në Prokurori, deputeti, Albin Kurti i është bashkuar protestës së sotme në shesh. Ai, me këtë rast, ka mbajtur një fjalim të shkurtër para gazetarëve. “Nuk do të pranojmë asnjë kompromis pasi shtetin po e persekutojnë”, ka thënë shkurt Kurti, duke paralajmëruar se protestat do …
Më shumë...PK: 4 policë të lënduar, 13 protestues të arrestuar
Policia e Kosovës ka bërë bilancin e përplasjeve të dhunshme me aktivistët e opozitës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, deri më tani janë lënduar 4 policë, si pasojë e dhunës së shfaqqur nga ana e protestuesëve. Poashtu bëhet e ditur për arrestimin e 13 protestuesve të dhunshëm si dhe ka …
Më shumë...PK: 4 policë të lënduar, 13 protestues të arrestuar
Policia e Kosovës ka bërë bilancin e përplasjeve të dhunshme me aktivistët e opozitës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, deri më tani janë lënduar 4 policë, si pasojë e dhunës së shfaqqur nga ana e protestuesëve. Poashtu bëhet e ditur për arrestimin e 13 protestuesve të dhunshëm si dhe ka …
Më shumë...Gjermania vazhdon kthimin e azilantëve shqiptarë
Rreth 90 migrantë paligjshëm nga Kosova dhe Shqipëria janë dëbuar sot nga Gjermania, pasi që të njejtëve u është hedhur poshtë kërkesa për azil në territorin gjerman. Mediet e huaja kanë publikuar pamje të këtyre personave në aeroportin e Mynihut, teksa po ktheheshin në Prishtinë dhe Tiranë. Gjermania tashmë ka …
Më shumë...Molliqaj: Dhunës i përgjigjemi me dhunë
Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk do të ketë normalitet, derisa nuk tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet dhe lirohen deputetët e arrestuar. I pyetur nëse protesta ka qenë e dhunshme, sekretari i Vetëvendosjes ka thënë se dhunës së pushtetit i janë përgjigjur me dhunë.
Më shumë...Bandat serbe i kthejnë prapa zyrtarët e Qeverisë në veri
Bandat serbe sot kanë pamundësuar vizitën e ministrit të Financave, Avdullah Hoti në pikën doganore të Jarines në veri të Kosovës. Bashkë me të po udhëtonte edhe drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna. Me këtë rast, ata u detyruan të kthehen prapë në jug të Mitrovicës. Poashtu mësohet se …
Më shumë...EULEX-i dënon 6 pjesëtarë të ROSU për shkak të ‘Civilna Zastita’
Në Kosovë dënohen edhe policët, nëse reagojnë ndaj strukturave paralele serbe. Ky është vendimi skandaloz i Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila shqiptoi dënimet për 6 pjesëtarë të njësive speciale – ROSU. Ky rast ka të bëjë me ngjarjet e 7 dhe 8 janarit të vitit 2013, kur njësitë speciale …
Më shumë...Gjykata vendos masën e sigurisë prej 30 ditësh paraburgim për Donika Kadaj-Bujupin
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar deputetës së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi masën e sigurisë, paraburgim për 30 ditë. Ky vendim u bë me kërkesë të Prokurorisë. Gjykata Themelore në Prishtinë sot mbajti seancën dëëgjimore, me rastin e vendosjes, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës …
Më shumë...GJK: Granata e sotme, sfidë ndaj rendit kushtetues të vendit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka reaguar ndaj granatës së gjetur brenda oborrit të këtij institucioni. Në reagimin për medie, Kushtuetuesja ka vlerësuar se ky akt i dhunshëm ka për qëllim frikësimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve tjerë të Gjykatës Kushtetuese, dhe si i tillë paraqet sulm direkt kundër vet rendit kushtetues …
Më shumë...BE kërkon nga opozita t’i respektojë institucionet
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i ka kërkuar opozitës që të tregojë më shumë respekt për institucionet e Kosovës. Përmes një postimi të afishuar në rrjetet sociale, Zyra e BE-së ka dënuar dhunën e shfaqur si dhe ka kërkuar përmbajtje në mënyrë që të lejohet funksionimi normal i shkollave …
Më shumë...Eskalon sërish situata: Prishtina në flakë
Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për mbajtjen në paraburgim të deputetës së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka eskaluar sërish situatën. Protestuesit, kryesisht aktivistë të partive opozitare, janë përplasur me policinë në momentin e kumtimit të vendimit nga Gjykata. Protestuesit kanë goditur me gurë në drejtim të Policisë, përderisa kjo e …
Më shumë...Mediet e huaja shkruajnë për protestat e opozitës
Mbi situatën e tensionuar që po mbretëron në Kosovë gjatë ditës së sotme po raportojnë edhe mediat e huaja. BBC njofton se me qëllim të shpërndarjes së masës e cila po proteston ndaj arrestimit të deputetëve të partive opozitare, Policia e Kosovës ka përdorur gazë lotsjellës për shpërndarjen e tyre. …
Më shumë...Zëvendës kryeministri Thaçi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partive opozitare
Zëvendës kryeministri, Hashtim Thaçi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partive opozitare dhe drejtuesve të tyre. Vlerësoj se është e drejt e secilit të protestoj por duhet të ketë arsye për të protestuar. Këto dëmtime të pronave publike, të institucioneve të Kosovës që i kemi ndërtuar me mund e djersë, …
Më shumë...Vendimi për vazhdimin e protestave do të merret nesër në mesditë
Drejtues të lartë të partive opozitare kanë njoftuar se protesta për ditën e sotme ka përfunduar. Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka njoftuar se për hapat e mëtutjeshëm do të vendoset nesër në mesditë. Përfundimi i protestës për ditën e sotme është konfirmuar edhe nga drejtues të …
Më shumë...Dëmtohet edhe shtatorja e ish kryetarit të ndjerë të LDK-së, Ibrahim Rugova
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur për mediet se 22 protestues janë shoqëruar për në Stacionin policor. Ai konfirmoi se protestuesit kanë djegur një veturë me targa 3Z, derisa të dëmtuara kanë mbetur edhe disa vetura të tjera zyrtare, rasti i të cilave pritet të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
