Monthly Archives: May 2025

U mbajt mbledhja komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së dhe ish-punëtorit shumëvjeçar të Komunës, Naim Kerolli

Të mërkurën në ambientet e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”u mbajt mbledhja komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare, veteranit të UÇK-së dhe ish-punëtorit shumëvjeçar të Komunës, Naim Kerolli. Në këtë mbledhje të dhimbshme, por me plot nderim, morën pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari, …

Më shumë...

Punëtori mbi Edukimin Shëndetësor me nxënësit e IAAP “Tafil Kasumaj”

Zyra për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi të komunës së Deçanit dhe nxënësit e Institucionit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (IAAP) “Tafil Kasumaj”, organizoi një punëtori me temën “Edukimi Shëndetësor”, e udhëhequr nga profesori i Mjekësisë, Dr. Elton Kuçi. Në këtë aktivitet morën pjesë 35 nxënës (23 …

Më shumë...

Ylli Mece: LANGARAQËT E PËSHTIRË NË DY KOHËRA

Ylli Mece

Nuk kisha aspak ndërmend te shkruaja për kamaleonet servilet dhe hipokritët, sepse nëse mund të gjesh njerz nga më të neveritshmit, janë pikërisht ata tëcilët në çdo lloj sistemi janë prezent. Hera herës ata, pra “langaraqët”(vjen nga fjala langua = qen, zagar që shkon mbas çdo gjahtari) paraqiten dashamirës gjithë …

Më shumë...

Faton Klinaku sulmon verbalisht kryetaren e Gjykatës Speciale pas deklaratës për protestën e veteranëve

Faton Klinaku

Ish-udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër ndaj kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, pas deklaratës së saj se protesta e veteranëve në Kosovë është dëshmi se një gjykim i qetë dhe i sigurt nuk mund të mbahet në këtë vend. Klinaku e …

Më shumë...

Forca Ajrore Shqiptare luan rol kyç në stërvitjen “Defender Europe 25”

Forca Ajrore Shqiptare është përfshirë me kapacitete të plota në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”, ku po luan një rol kyç në ndërtimin e një force shumëkombëshe të gatshme për të vepruar në mjedise të ndërlikuara operacionale. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se për herë të parë, në …

Më shumë...

Milazim Krasniqi: Me këtë nivel të mendimit politik, Kosova është në prag të katastrofës

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për nivelin e mendimit politik dhe intelektual në Kosovë, duke e quajtur atë të mjerë dhe të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit. Në një reagim Krasniqi vlerëson se Kosova po shkon drejt një krize të thellë, të shtyrë …

Më shumë...

Olivier Guerot: Fillimi i themelimit të Asociacionit do të përmirësonte ndjeshëm atmosferën ndaj Kosovës në Paris

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk paraqet rrezik për krijimin e një entiteti të ngjashëm me Republikën Srpska, duke theksuar se ky asociacion do të funksionojë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. “Nuk është një Republikë Srpska, aspak. …

Më shumë...

Nis ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në Kijevë të Malishevës ka nisur ndërtimi i Qendrës së Mjeksësisë Familjare, një premtim i realizuar, një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët, fillimi i punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë, që po bëhet falë një bashkëpunimi shumë të mirë me organizatën “Qatar Charity” për bashkëfinancim të …

Më shumë...

Komiteti për Politikë dhe Financa ka miratuar disa propozim-vendime

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi së bashku me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur mbledhjen e radhës së këtij komiteti, ku u aprovua caktimi i lokacioneve për nevojat e banorëve të fshatrave: Cërrnillë, Sojevë, Talinovc i Muhaxherëve, Prelez i Jerlive dhe Talinovc i …

Më shumë...

Ambasadori Rohde: Politikanët në Kosovë të vendosin shtetin para partisë

Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje për formimin urgjent të institucioneve, duke theksuar se interesat shtetërore duhet të vendosen mbi ato partiake. Pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit, Rohde tha se kjo bllokadë po dëmton rëndë imazhin e Kosovës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Ai …

Më shumë...

Aivo Orav: Kosova duhet të formojë shpejt qeverinë për të ecur drejt BE-së

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik në vend, duke thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri funksionale për të avancuar drejt integrimit evropian. Në një konferencë në Prishtinë, Orav tha se Bashkimi Evropian pret të punojë me një partner …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: Serbia ka vendosur 70% të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar për një situatë të rrezikshme sigurie, duke deklaruar se Serbia ka vendosur rreth 70% të kapaciteteve të saj ushtarake në jug të vendit, afër kufirit me Kosovën. Ai tha se përveç kësaj, janë aktive edhe 48 baza të përparme serbe, të …

Më shumë...

Nasim Haradinaj kritikon OVL-UÇK-në: Protesta kundër Trendafilovës, për marre dhe qyqarllëk

Nasim Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë, as t’i keqpërdorë për agjenda fetare

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kritikuar ashpër mënyrën si u organizua protesta kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Haradinaj e quajti protestën “për marre dhe qyqarllëk”, duke e akuzuar OVL-UÇK-në, se nuk pati guxim ta marrë përgjegjësinë publike për thirrjen e …

Më shumë...

Presidenti Bajram Begaj në Asamblenë e NATO-s: Kosova është realitet i pakthyeshëm, NATO mbetet themeli i sigurisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalën e tij gjatë seancës plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi rëndësinë e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar Kosovën si “realitet të pakthyeshëm”. Begaj tha se vendet e rajonit e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër çmimin e paqes …

Më shumë...

BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, por pa hapa thelbësorë financiarë

Edhe pse shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas paralajmëroi nisjen e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, nuk ka ende shumë hollësi lidhur me atë se cilat masa konkretisht janë shfuqizuar në këtë fazë. Në deklaratat zyrtare vetëm konfirmohet gatishmëria e institucioneve evropiane për të filluar një proces …

Më shumë...

Altin Krasniqi: Nuk e votoj Albulena Haxhiun – as hapur, as fshehur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka deklaruar se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për asnjë post institucional – as me votim të hapur, e as me të fshehtë. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, që sot kërkon konsensus, është po e njëjta parti që më parë ka …

Më shumë...