Monthly Archives: June 2025

Ramiz Lladrovci kritikon VV-në për bllokimin institucional: “Kosovës po i hidhen gurë nën rrota”

Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti, për ngecjen e zgjatur në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.  Lladrovci e ka cilësuar të papërgjegjshëm dhe arrogant qasjen e VV-së karshi situatës politike dhe institucionale …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Kosova në bllokadë funksionale – kredibiliteti institucional po zbehet çdo ditë

Besnik Tahiri, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi

Ish-deputeti Besnik Tahiri ka ngritur alarmin për bllokimin institucional në Kosovë, duke e quajtur situatën aktuale një krizë të thellë politike që nuk guxon të normalizohet. Tahiri theksoi se katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, mungesa e konstituimit të Kuvendit ka çuar në paralizimin e shtetit dhe mungesë …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku propozon Qeveri Uniteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë me një propozim për krijimin e një Qeverie Uniteti si rrugëdalje nga kriza institucionale që ka përfshirë vendin prej më shumë se tre muajsh. Në prag të përpjekjes së 29-të për konstituimin e Kuvendit, Abdixhiku ka theksuar se mungesa e …

Më shumë...

Sot zhvillohet seanca gjyqësore për rastin “Banjska” – tre të akuzuar para drejtësisë, Radojiçiq ende në arrati

Më 9 qershor 2025, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në seancën e fundit, tre nga të akuzuarit – …

Më shumë...

BDI kërkon përgjegjësi për diskriminimin etnik në avancimet në SPB Tetovë

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI shpreh shqetësim të thellë lidhur me informacionet që kanë dalë në opinion publik mbi punësimet dhe avancimet e fundit në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, përkatësisht në njësinë për Policinë Kriminale. Sipas të dhënave të siguruara, nga konkursi i fundit i brendshëm janë avancuar 12 …

Më shumë...

LSHK: FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në Prishtinë, Prizren, Kukës

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS Njoftim FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në Prishtinë, Prizren, Kukës (Prishtinë, rr. “Jashar Salihu”, Mahalla e Muhaxherëve, Kulla e zotnisë, nr. 4), nga ora 12. Programi Prishtinë, 9.06.2025 E hënë, 12.00 Hapja 12.10 Sesioni letrar “Figura e Skënderbeut në poezinë e sotme shqipe” …

Më shumë...

Time Kadrijaj: Vetëvendosje po e mban peng Kuvendin dhe po dëmton procesin e dialogut

Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit dhe bllokimin e formimit të qeverisë. Ajo thotë se kërkesa për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun është taktike për të shtyrë procesin dhe pret vendim të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese. Kadrijaj përjashton koalicionin me …

Më shumë...

BE-ja nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, pret de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri

Qeveria në detyrë është në pritje që BE-ja të rifillojë funksionimin e nënkomiteteve të MSA-së dhe projektet e asistencës teknike, si pjesë e heqjes graduale të masave ndëshkuese. Këshilltari i zëvendëskryeministrit në detyrë, Klisman Kadiu, e quan këtë një hap pozitiv, por të vonuar, dhe kërkon heqje të plotë të …

Më shumë...

Standardet e reja të NATO-s e vënë në sprovë kapacitetin buxhetor të Kosovës

Objektivi i ri i NATO-s për ndarjen e 5% të GDP-së për mbrojtje është sfidues për Kosovën, që deri më tani ka promovuar pragun prej 2%. Ekspertët theksojnë se në vend të rritjes direkte të buxhetit ushtarak, Kosova mund të investojë në fusha si arsimi, shëndetësia, energjia dhe infrastruktura, që …

Më shumë...

Më 14 korrik pritet vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin nga Gjykata Speciale

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka caktuar datën 14 korrik 2025 si ditën kur do të shpallet vendimi lidhur me kërkesën për rrëzimin e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas një vendimi të fundit të gjykatës, afati për dorëzimin e mocionit të përbashkët …

Më shumë...

Edhe Fazliu, Smakaj, Kilaj, Mustafa dhe Shala refuzojnë vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Pas vendimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – për të refuzuar vizitën e Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, të njëjtin veprim e kanë ndërmarrë edhe disa nga ish-luftëtarët e tjerë që ndodhen në paraburgim në Hagë. …

Më shumë...

Trendafilova: Protesta e veteranëve dëshmoi pse Gjykata Speciale është jashtë Kosovës

Ekaterina Trendafilova e ka caktuar përbërjen e panelit që do të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka reaguar ndaj protestës së organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kundërshtuan konferencën e saj të planifikuar më 13 maj në Prishtinë. Ajo theksoi se siguria dhe rendi ishin arsyeja kryesore për …

Më shumë...

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Alon Ben-Meir

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të veprojë menjëherë për të kapur momentin diplomatik aktual dhe të mos presë ndryshime politike nga instancat më të larta ndërkombëtare. Ben-Meir theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe proaktiv të Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara …

Më shumë...

FSK dhe KFOR-i zhvillojnë për herë të parë një ushtrim të përbashkët: “Golden Sabre” simulon menaxhimin e krizave

Për herë të parë që nga themelimi, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Ushtrimi me emrin “Golden Sabre” do të zhvillohet më 9 dhe 10 qershor në kampin e Vrellës, duke shënuar një moment historik në rritjen e kapaciteteve ndërvepruese të FSK-së …

Më shumë...

Rafuna: Bizneset vendore po rrezikohen nga liberalizimi i tregut të energjisë – kërkohet pako emergjente mbështetëse

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin serioz të komunitetit të biznesit lidhur me pasojat e menjëhershme që po shkakton dalja në tregun e lirë të energjisë elektrike. Në një intervistë në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, Rafuna paralajmëroi se bizneset vendore po përballen me një krizë që mund …

Më shumë...

Ganimete Musliu: Inatet e Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për pasojat e Kosovës nga ngërçi politik. Ajo ka bërë me dije se inatet e Albin Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës. Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se situata aktuale po tregon se një person po i …

Më shumë...