Monthly Archives: August 2025

AKB ka vlerësuar se Kosova ka pësuar shumë nga bllokimi institucional

Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerësuar se Kosova ka pësuar shumë nga bllokimi institucional. Ky institucion ka ardhur në përfundim se ky bllokim është bërë qëllimisht dhe ka paralizuar vendim marrjen shtetërore. Pasiguria politike dhe juridike për gjashtë muaj me radhë ka sjellë rreth 300 milionë euro humbje të drejtpërdrejta, rënie …

Më shumë...

Jonas Westerlund: Situata e Kosovës mund të shfrytëzohet nga ata që s’e njohin pavarësinë e saj

Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Jonas Westerlund ka shfaqur brengën se e tij se Kosova ndodhet në një situatë të ndjeshme, të cilën mund ta shfrytëzojnë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj. Ai ka shtuar më tutje se Kosova vendi ka arritur shumë që nga lufta, por …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Ngërçi aktual është politik, jo më kushtetues

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka vlerësuar se ngërçi aktual është politik dhe nuk është më kushtetues. “Është detyrë e shumicës politike që të gjejnë zgjidhje dhe të mos lejojnë që bllokada të vazhdojë pafundësisht. “shtë obligim politik …

Më shumë...

Ariana Musliu-Shoshi: Mentalitet autokratik që po e shtyn Kosovën drejt krizës

Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar eksponent të partisë Vetëvendosje lidhur me deklaratat e tyre për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë: asnjë parti, individ apo mandat politik nuk mund të kalojë mbi Kushtetutën e …

Më shumë...

Dhjetëra zjarre brenda pak orëve anekënd vendit

AME: Pas të reshurave të shiut gjendja me zjarret paraqitet e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se brenda pak orëve, janë raportuar dhjetëra zjarre anekënd vendit. Kjo agjenci ka njoftuar se gjatë një periudhe të shkurtër prej gjashtë orësh, nga ora 14:00 deri në 20:00, janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri në të gjithë territorin e Kosovës. Prej tyre, 15 …

Më shumë...

Rafet Hamdi Isufi (10.11.1964 – 10.8.1999)

Rafet Hamdi Isufi (10.11.1964 – 10.8.1999)

Rafet Isufi u lind në fshatin Gjyryshec të komunës së Dardanës, (ish-Kamenicë), më 10 nëntor të vitit 1964. Prindërit e tij, Hamdi dhe Hafie Isufi, lindën e rritën bijtë dhe bijat: Rafetin, Jakupin, Fahrijen, Nazimin, Mirveten, Rrahimin dhe Metijen. Rafeti ka qenë i martuar me Qibrijen dhe ka lënë bijtë: …

Më shumë...

Permet Ilir Vula (8.4.1978 – 10.8.1998)

Permet ilir Vula (8.4.1978 - 10.8.1998)

Në mesin e trimave dhe të trimëreshave që Gjakova i fali Kosovës për t’u çliruar nga okupatori serb, ishte edhe Permet Vula. Permeti u lind në Gjakovë më 8 prill të vitit 1978. Rrjedh prej një familje me traditë atdhetarie. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje. Gjimnazin e kryen, po …

Më shumë...

Bedri Veli Shala (2.6.1969 – 10.8.1998)

Nesër nderohet heroi i kombit gjeneralmajor Bedri Shala

Bedri Shala lindi më 2 qershor të vitit 1969, në fshatin Gjergjicë të komunës së Drenasit (ish-Gllogoc). Familja e tij njihej për tradita të shquara të atdhetarisë. Babai dhe xhaxhallarët e Bedriut kishin marrë pjesë në luftimet kundër forcave okupatore sllave në fund të Luftës së Dytë Botërore. Bedriu, shkollën …

Më shumë...

Agim Qerkin Bajrami (12.2.1964 – 10.8.1998)

Agim Qerkin Bajrami (12.2.1964 - 10.8.1998)

Satgova, sikur se edhe fshatrat e tjera përreth Kaçanikut, gjatë gjithë historisë Janë përballur me armiq të ndryshëm, por asnjëherë nuk ishin gjunjëzuar para rrebesheve të armiqve. Në këtë fshat, më 12 shkurt të vitit 1964 ka lindur Agim Bajrami. Dhjetë vjet më vonë, familja e tij ishte shpërngulur nga …

Më shumë...

Hilmi Hysni Hoti (15.3.1980 – 10.8.2001)

Hilmi Hysni Hoti (15.3.1980 – 10.8.2001)

I diplomuar ne Gjimnazin “Abdyl Frasheri” në Malisheve, më pastaj vijoi studimet në Universitetin e Prishtinës nëe Fakultetin e Kulturës Fizike. Hilmiu ishte biri i dyte i Hysni Hotit, veprimtar i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, pjesëtar i njërës nga organizatat më të mëdha të Lëvizjes Kombëtare të …

Më shumë...

Bekim Berisha (5.6.1966 – 10.8.1998)

Bekim Berisha (5.6.1966 – 10.8.1998)

Bekim Berisha lindi më 15 qershor të vitit 1966 në fshatin Shkozet, ish-Grabovc, në rrethin e Pejës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme ekonomike në Pejë. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike migoi në Kroaci, ku edhe u regjistrua në një shkollë për hotelieri. Që …

Më shumë...

Xheladin Miftar Kurtaj (20.4.1976- 10.8.1998)

Xheladin Miftar Kurtaj (20.4.1976- 10.8.1998)

Xheladini ishte djalë i Miftarit dhe i nënë Emines. Lindi më 20 prill të vitit 1976 në fshatin Gabrricë të komunës së Kaçanikut. Mësimet fillestare i kreu në shkollën e vendlindjes, ndërsa gjimnazin në Kaçanik. Në vitin shkollor 1995/96 regjistrohet në Akademinë e Arteve, Dega e aktrimit në Prishtinë. Qysh …

Më shumë...

Elton Gëzim Zherka (19.8.1977 – 10.8.1998)

Elton Gëzim Zherka (19.8.1977 - 10.8.1998)

Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashkuan edhe shumë bijë e bija të Gjakovës. Ky qytet ka dhënë numër të madh të luftëtarëve, shumë prej të cilëve kanë rënë dëshmorë të kombit. Luftëtarët dhe dëshmorët e këtij qyteti ishin pjesëtarë të UÇK-së me moshën më të re, në mesin …

Më shumë...

Besnik Liman Begunca (21.7.1972-10.8.1998)

Besnik Liman Begunca (21.7.1972-10.8.1998)

Besniku lindi në Kaçanik më 21 korrik të vitit 1972. Ishte pjesëtar i një familjeje të varfër ekonomikisht, por me tradita atdhetare. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Ka mbaruar degën e tregtisë. I edukuar në frymë patriotike, Besnik Begunca qysh i ri angazhohet në radhët e …

Më shumë...

Altin Krasniqi: Babai nuk e ka votuar Gjykaten Speciale – VV-ja po bën propagandë me video

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Deputeti, Altin Krasniqi, djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se babai i tij nuk ka votuar për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai ka shkruar më tutje se partia Vetëvendosje po bën propagandë të madhe me anë të videove. “Propaganda më e madhe e militantëve …

Më shumë...

Richard Grenell: Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është peng i Gjykatës Speciale

Daniel Serwer; Richard Grenell, po punon për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij nga pushteti, pas zgjedhjeve

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, Riçard Grenell ka vlerësuar se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është peng i Gjykatës Speciale. Duke komentuar protestën e mbajtur kundër padrejtësisë së kësaj Gjykate, ai ka theksuar se ky nuk është sistem i drejtë i drejtësisë. “. “Po, me siguri konsideroj …

Më shumë...