22 vjet më parë forcat serbe rrëmbyen 11 meshkuj dhe mysafirë të familjes Qerkini nga Gjakova

22 vjet më parë forcat serbe rrëmbyen 11 meshkuj dhe mysafirë të familjes Qerkini nga Gjakova

22 vjet më parë forcat ushtarake serbe rrëmbyen 11 meshkujt e familjes Qerkini dhe të afërmit ë kësaj familje që gjendeshin mysafirë në Gjakovë. Që nga ajo kohë, familjarër ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre. Ferdonije Qerkezi nga Gjakova që nga 27 marsi i vitit 1999 nuk ka asnjë informacion për bashkëshortin dhe katër djemtë e saj. “Përkujtim me rastin e 22 vjetorit të 11 martirëve të kombit të Komunës së Gjakovës, të rrëmbyer, më 27 Mars 1999. Shoqata “Thirrjet e Nënave” Gjakovë, përkujton datën e 27 Marsit 1999, kur 21 vite më parë forcat policore, ushtarake serbo-malazeze në mënyrë të dhunshme hyn në shtëpinë e Halim Avdurrahim Qerkezit dhe i rrëmbyen 11 meshkuj, ndër ta të zotin e shtëpisë Halim Qerkezin me katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin, Edmondin”,thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …