leoni

Lutfi Haziri

Drizan Shala: Lutfi Haziri, një “strateg Ushtarak”,  paska kërkuar ta zhvendos Ushtrinë nga Anamorava

Pas lajmit të djeshem që FSK-ja merre në posedim një hapësirë në Komunen e Mirovicës për të ngrite një poligon për stërvitje, dhe menihere pas disa oreve Kryetari i Komunes së Gjilanit paska kërkuar që nga qyteteti të Gjilanit ti largohet Regjimenti i FSK, i dislokuar atje.

Pra bazuar në strategjinë e Mbrotjës së Republikës se Kosovës, FSK ka mandate për mbrotjen e Sovranitetit dhe terësisë teritoriale të Kosovës. Bazuar në ketë strategji, dhe në vlerësimet e eksperteve të FSK-se,  ne bashkëpunim të plote edhe me parteneret tane strategjik, shperndarja e njesive të FSK, ne tere teritorin e Kosovës, është bere që ne terësi te mbulohet teritori, dhe qe operacionaliteti i tyre për mbrotje të teritorit të jete në përputhshëmri të plote për nevojat ushtarake të tyre.

Kjo është aq e qarte si dielli me rrezet e tija te arta.

Nese rikthehemi në retrospective qyteti i Gjilanit, që nga 1945 por edhe në kohen e Mbretërisë Serbe edhe asaj Otamane, ka pasur njësi ushtarake të dislokuara në Anamorave. Pra njejte, me një dallim te madhe, që sot FSK-ja është Ushtria e Kosovës e ata ishin Ushtri Okupuese.

Të kërkohet largimi i FSK nga Anamorava dhe të mbetet i gjithë ky teritor pa mbrotje, ku ne afërsi aq të vogel është kufiri me shtetin jo mik, duke kujtuar kryetarit z.Hazirit rastet e fundit me hyrjen e xhandarmeris serbe në territorin e Kosovës ( fshatin  Karaqeve ) dhe thirrjet e tij, aq të habiteshme e sa të palogjikeshme e mos të theme edhe me shume tjeter të nënkuptuar.

Çdo kryetar komune, në çdo situat emergjente, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar është numri 1 që duhet të udhëheqë me situatat , pra ai të kërkojë të mos ketë ushtri në ate pjese vertete përpos tjerave është edhe fyrje për qytetaret e Anamoraves, duke kujtuar historin e asaj ane, dhe asaj çfare kanë bere për lirin, duke ia rikujtuar betejat e Mulla Idriz Gjilanit, duke ia rikujtuar naten e bartalemeut , ku mbrenda një nate serbet vran 8000 burra të kesaj ane.

A duhet të Kryeministri i Kosovës z.Kurti, të merret me ketë deklarat të keti njeriu?

Çka është duke ju penguar FSK-ja në Gjilan z.Hazirit ?

Përpos aspaketi kurcial të mbrotjes, qendrimi i një Regjiment atje, ka edhe leverdin e vete ekononike. Ata djem dhe vajza me uniformat e shejta të Ushtrisë sonë, japin bukurin rrugeve të Anamoraves, ata shpenzojne parat nga pagat e tyre në atë pjesë.

Shpresojë dhe urojë shume që një dite mos të ndëgjojme Kryetarin e Gjilanit, “patriotin e bashkimit të Luginës”, të kërkon që edhe Policia e Kosovës edhe Policia Kufitare të mos ketë nevojë qendrim ne Anamorave.   Lutfi Haziti, shko pi kafe në Karaqeve.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …