22 vjet nga rënia heroike e humanistit dhe mjekut të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr. Shpëtim Robaj

22 vjet nga rënia heroike e humanistit dhe mjekut të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr. Shpëtim Robaj

Sot mbushen 22 vjet që kur mjeku dhe humanisti Shpëtim Robaj ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile. Ai duke qenë mjek atdhetar dhe humanist i shquar qysh në fillim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfaq interesim për të ndihmuar luftën dhe të plagosurit. Me këtë qëllim patriotik, pa vonuar kontakton me drejtuesit e Spitalit Ushtarak në Likoc të Drenicës qysh në prill 1998. Ndihma e tij si anesteziolog në shërimin e luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, ishte e pazëvendësueshme, pasi pikat shëndetësore nuk kishin pajisje të tilla të domosdoshme e sidomos blerja dhe vendosja e teknikës së Rentgenit me pajisjet përkatëse, në Likoc.

Më 30 shtator të vitit  1998,  veprimtari dhe mjeku i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Shpëtim Robaj, ishte në hyrje të fshatit Likoc, në Abri të Ulët,  kur kamioni i ndihmës mjekësore, të cilin e ngiste zonja Margaret Braison, bie në minat që i kishin vendosur forcat armike, serbe. Nga shpërthimi i fuqishëm, doktor Shpëtim Robaj merr plagë të rënda vdekjeprurëse, ndërsa plagosen edhe kolegu i tij mjeku,  Ilir Tolaj,  si dhe Margaret Braison dhe Linda Bunjaku.  Gjatë luftës së UÇK-së kanë rënë dëshmorë edhe mjekët: Lec Leci-Gradica, Hafir Shala, ende i zhdukur, Izet Hima, Igballe Oshlani, Vesel Elezi, Blerim Dema, Fahredin Hoti, Masar Radoniqi, Faton Huma, Nuredin Zejnullahu, Xhevat Gashi e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …