Krasniqi priti familjen e mësuesit Shaban Gjonbalaj

Në pritjen e organizuar të familjes së mësuesit Shaban Gjonbalaj, drejtoresha për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës Arbëreshë Krasniqi, ndër të tjera tha: ”Ndjejmë obligim të veçantë të shprehim mirënjohje për familjarët e mësuesit dhe pishtarit të arsimit shqip në këto treva për mësuesin Shaban Gjonbalaj. Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës do të kujtoi përherë kontributin e tij për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, që mësuesi kishte dhënë bashkë me shumë mësues në vitet 60-ta të shekullit të kaluar dhe vazhdoi, ”Puna dhe vepra e tij prej pishtari të arsimit do të jetë udhërrëfyes drejt të ardhmës tonë sesi duhet të punojmë dhe ta duam vendin dhe shkollën shqipe”, përfundoi Krasniqi. Kjo ceremoni u organizua në SHFMU ” Emin Duraku” në Dragobil me rastin e 89 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorin e vdekjes së mësuesit Shaban Gjonbalaj, ku u nderua me mirënjohje, i cili kishte punuar në vitin 1963 deri më 1969 në fshatrat Dragobil, Shkozë, Lladroc dhe në Malishevë. Familja e tij sjelli një donacion në vlerën mbi 2,500 € euro përfshirë, llaptop, projektor, printer dhe libra për kabinetin e informatikës në shkollë dhe gjithashtu për bibliotekën e shkollës. Një fjalë rasti kishte mbajtur  edhe djali i Mësuesit Shaban Gjobalaj – Curr Gjonbalaj i cili krahas të tjerave deklarojë që prindi i ynë,  Shabani ishte vazhdimësi e punës dhe kontributit të shumë mësimdhënësve dhe veteranëve të arsimit që u angazhuan për të mirën e arsimit të popullit tonë. Ai veçoi në fjalën e tij mikpritjen  dhe përkrahjen që popullata e komunës së Malishevës kishte ofruar për shumë mësues përfshirë edhe prindin tonë Shaban Gjonbalaj dhe familjen tonë. Po ashtu  për kontributin e mësuesit Shaban Gjonbalaj foli edhe  drejtori i shkollës, Arianit Paçarizi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …