Kuvendi i Kosovës

Deputetë nga radhët e PDK-së dhe AAK-së konsiderojnë se kryeministri Kurti, po i thyen parimet e tij në bisedimet me palën serbe

Deputetë nga radhët e PDK-së dhe AAK-së konsiderojnë se kryeministri Albin Kurti po i thyen parimet e tij në bisedimet me palën serbe. Ata thonë se takimi i kryeministrit Kurti me kryetarin e Serbisë, Vuçiq në Berlin është vazhdë e takimeve rutine, e më pak dobiprurëse për shtetin e Kosovës. Deputeti, Mërgim Lushtaku, ka thënë se Kurti i ka harruar parimet e tij dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Grupi Parlamentar i PDK-së do të kërkojnë interpelancë se për çfarë është diskutuar në këtë takim. Kurti  ka harruar kërkimfaljen që ka qenë parim i tij për të dalë e për t’u takuar me presidentin Vuçiq, i ka harruar të zhdukurit, të pagjeturit dhe gjitha parimet që i ka paraqitur. Për mua si deputet është shqetësuese sesi një lider politik e ka sjelljen aq arrogante dhe aq hipokrite siç është kryeministri Kurti”, ka thënë Lushtaku. Lushtaku e ka quajtur hipokrit kryeministrin Kurti, teksa shton se takimi në Berlin është më dyshues për shkak se takimi është quajtur “joformal”. Edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj, takimin e djeshëm e sheh si rutinë dhe aspak dobiprurëse për shtetin e Kosovës. Ai ka thënë se Kosovës i duhet një dialog përmbyllës me njohje reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …