VAZHDUAN TAKIMET NË PASTASEL, DRENOC, ZATRIQ DHE SENOC

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës, vazhdoi takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimet publike u mbajtën në fshatrat Pastasel, Drenoc, Zatriq dhe Senoc. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Efiçienca e shkollave, rregullimi i shtretërve të përrenjve, vazhdimi i kanalizimit, ndriçim, rrugë fushore, kubëzim i rrugëve lokale, renovim i fushave sportive etj.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …