Më 27 Janar 2018 ndërroi jetë Sali Ramadan Kërçova, varrimi bëhet sot

Më 27 Janar 2018 ndërroi jetë Sali Ramadan Kërçova, varrimi bëhet sot

Më 27 Janar 2018 ndërroi jetë Sali Ramadan Kërçova. Se ai ka qenë patrioti më i madh i Iliridës tregon edhe fakti se i madhi Zoti e caktoi që ai të ndërroi jetë në muajin Janar, në të cilin muaj pat ndërruar jetë Skënderbeu, dhe në vitin kur në të gjitha trojet shqiptare është vendosur që të përkujtohet 550 vjetori i nderrimit jetë të Skënderbeut.

 Sali Ramadani ka hyrë në Historinë e Kërçovës si nxënësi i parë që kreu shkollën e rregullt tetëvjeçare, normalisti i parë i Normales ,,Liria,, të Shkupit, dhe mësuesi i parë i kësajë ane me shkollim të rregullt.

Eshtë njeriu i parë i Kërçovës po edhe i Iliridës, që shumë herët dhe që në fillim të karierës së tij si mësues, haptas iu kundërvu pushtetit jugosllav antishqiptar, për të cilat angazhime e kundërshtime qe burgosur e dënuar disa herë me rradhë..

Është deputeti i parë shqiptar i cili më 8 korrik 1997 hyni ne historinë e Parlamentit të Maqedonisë me aktin e shpalosjes së flamurit shqiptar para deputetëve dhe mbajtjes së fjalimit në gjuhën shqipe, duke u thënë se;

”Të dashur deputetë, mos u frikësoni sepse ky eshtë flamuri i Skënderbeut dhe nuk kafshon! Do të vijë dita që ky flamur do të jetë zyrtarë, do të vij dita që në këtë parlament do të flitet Shqip…Unë nuk kam frikë dhe nuk frikohem nga askush e as nga ju. Nëse nuk e kini ditur, unë jam stërnipi i Kastriotit dhe nipi i Mefailave të Zajazit…Unë jam Sali Ramadan Kërçova.

Në atë kohë, të nxjerësh flamurin shqiptarë dhe të flasish shqip në mes të parlamentit të Maqedonisë, është deshtë të të quajn Sali Ramadani, i vetmi trim që u kthehet kolegëve maqedonas duke ua valvitur flamurin, që askush se ka bërë deri më sot!

Kur Tito Petkoski u tha deputetëve ,, Mbyllet seansa dhe ikni jashta parlamentit, Sali Ramadani vazhdoi me fjalët….,,Po te duani ikni edhe jashta Maqedonisë, shkoni në Bullgari ………… Atje nuk ka flamur shqiptar……………

Varrimi i Sali Ramadanit do te behet në Kërçovën e tij të dashur  më 28 janar 2018. (Ilmi Veliu)

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …