Kryeminsitri grek, Aleksis Tsipras: Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri

Kryeminsitri grek, Aleksis Tsipras: Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri

Gjatë një dalje para popullit grek mbrëmjen e së shtunës, kryeminsitri grek Aleksis Tsipras ka njoftuar lidhur me situatën politike dhe zhvillimet në marrëdhëniet mes Greqisë dhe vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë.  Lidhur me Shqipërinë, Tsipras ka bërë me dije se dialogu me palën shqiptare për çështjet mes dy vendeve duket se ka qenë produktiv dhe dy vendet janë të gatshme për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet dypalëshe.

“Për fqinjin Shqipërinë informova liderët politikë se është hapur rruga për zgjidhjen e divergjencave dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri, e cila do të zgjidhë divergjencat mes dy vendeve dhe hap rrugën për kapitujt integrues të fqinjit tonë në Bashkimin Europian. Lidhur me këtë duket se kemi dakordësi të cilën edhe e përshëndes”, tha Tsipras.

Duke folur per Maqedoninë, Tsipras theksoi nevojën e zgjidhjes së ngërçit të emrit, çka sipas tij do të çlirojë energji pozitive në gjithë rajonin e Ballkanit. E ndërsa për çështjet me Shqipërinë duket se e gjithë politika greke inkurajon një zgjidhje, për emrin e Maqedonisë të gjithë liderët politikë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për të mos pranuar një zgjidhje me përmbajtjen e emrit “Maqedoni” në emërtimin e fqinjit verior të Greqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …