3.5 milionë euro Qeveria i ndan ndërmarrjes Trepça për t'i kryer obligimet por edhe pagat e punëtorëve të saj

3.5 milionë euro Qeveria i ndan ndërmarrjes Trepça për t’i kryer obligimet por edhe pagat e punëtorëve të saj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar të mërkurën në ndërmarrjen publike “Trepça”, ku ka bërë me dije sa ka ndarë 3.5 milionë euro për këtë ndërmarrje për t’i kryer obligimet por edhe pagat e punëtorëve të saj. “Në anën tjetër, po i bëjmë përgatitjet në mënyrë që terminali doganor, i cili ka qenë këtu në ‘Trepçë’ nga viti 2002 deri në vitin 2013, të kthehet dhe kështu të sigurojë të hyrat për ‘Trepçën’. Padrejtësisht ‘Trepçës’ i është marrë Terminali Doganor në vitin 2013 dhe ne duam që kjo të korrigjohet”, ka thënë Kurti. Ai ka theksuar se dëshiron që “Trepça” të përparojë, pasi sipas tij, prodhimi aty ka një rritje të lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …