Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e merr aprovimin edhe vaksina e dytë kundër COVID-19 e quajur "Moderna"

300 mijë vaksina kundër COVID-19 Kosova i ka siguruar nga OBSH-së në momentin që një vaksinë e tillë del në përdorim

Mbi 300 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 Kosova i ka siguruar përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe asociacionit GAVI. Sipas zyrtarëve të OBSH-së, Kosovës i është garantuar se në momentin që një vaksinë del në përdorim, Kosova do të ketë vaksina falas për 20 % të popullsisë. Drejtoresha e zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli shton se deri në janar të vitit të ardhshëm pritet që një vaksinë të jetë në përdorim. Ndonëse ende OBSH-ja nuk ka vënë kritere se cilat grupe duhet të vaksinohen, të moshuarit, ata me sëmundje kronike, dhe shtatzënat janë grupet të cilat do të kenë prioritet në këtë rast. Në anën tjetër, planet e Ministrisë së Shëndetësisë janë për vaksinimin e rreth 70% të popullsisë. Ky institucion përmes një përgjigje ka thënë se ka parashtruar kërkesë edhe për sigurimin e mbi 1 milion e 200 mijë vaksinave kundër COVID-19, të cilat do të paguhen përmes buxhetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …