Policia e Kosoves

348 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar me virusin korona, ndërsa 146 prej tyre tashmë janë shëruar

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që nga përhapja e pandemisë, bashkë me doktorët kanë qenë në vijën e parë të “fronit”. Kontaktet e policëve më shumë qytetarë e zyrtarë shtetërorë, në zbatim të masave të menaxhimit të pandemisë, ka bërë që një numër i madh i tyre të infektohen me COVID-19, e ka pasur prej tyre që edhe kanë humbur jetën. Drejtori i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, ka thënë se që nga fillimi i pandemisë, se mbi 300 pjesëtarë të policisë janë të prekur nga Coronavirusi. “Gjithsej kemi pasur 348 zyrtarë të infektuar 146 janë shëruar dhe fatkeqësisht kemi 2 të vdekur. Aktualisht janë 200 pjesëtarë aktivë me COVID-19, 9 janë duke u trajtuar në spital, 191 janë në shtëpi”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …