Një tërmet i fuqishëm është ndjerë mëngjesin e sotëm në Zagreb të Kroacisë me magnitudë 5.3 ballë të Rihterit

35 familje kanë mbetur në qiell të hapur në Qarkun e Dibrës pas termetit me magnitudë 5.1 ballë të rihterit

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter i cili ra një ditë më parë, ka shkaktuar dëme të shumta në banesa në Qarkun e Dibrës. Emergjencat Civile raportojnë për 235 banesa të dëmtuara në të gjithë qarkun, ndërsa Bashkia e Matit është më e prekur nga pasojat e lëkundjeve sizmike. Në këtë zonë rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime si çarje të mureve dhe tavaneve. Nga këto 35 familje kanë mbetur në qiell të hapur, për shkak se banesat kanë pësuar dëmtime të shumta. Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë Njësisë Administrative Macukull ku janë disa shtëpi të cilat janë dëmtuar. Gjithashtu, ekspertët e Emergjencave Civile ndodhen prej ditës së djeshme në terren në ndihmë të përfaqësuesve të pushtetit lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …