leoni

Milosh Çiriç

Milosh Çiriç: E humbëm” Kosovën, që nuk ishte vërtet kurrë “e jona” për t’u humbur

Analisti i njohur serb, Milosh Çiriç në një vështrim të tij ka shkruar se ne “e humbëm Kosovën” shumë kohë përpara se të shpallte pavarësinë në 2008; ne “e humbëm” Kosovën kur, pas dhjetë viteve torturë të shqiptarëve të Kosovës, Millosheviçi dhe Vuçiq në fund u përballën me ndërhyrjen e NATO-s; ne “e humbëm” Kosovën kur masat e para shtypëse u ndërmorën zyrtarisht kundër shqiptarëve të Kosovës; ne “e humbëm” Kosovën kur dëbuam më shumë se 800,000 shqiptarë të Kosovës nga shtëpitë e tyre dhe vramë më shumë se 10.000 të tjerë, disa prej të cilëve ndodhen ende në varre masive të pazbuluara; ne “e humbëm” Kosovën kur racistët e njohur serbë dhe shovinistë filluan të zaptojnë sferën publike serbe, arsimin, median dhe politikën në fillim të viteve ’80; ne “e humbëm” Kosovën, që nuk ishte vërtet kurrë ‘e jona’ për t’u humbur.

Me kaq shumë kriminelë lufte të pa ndjekur penalisht nga institucionet serbe që u përpoqën të shkatërrojnë Kosovën dhe të shfarrosin një komb, Serbia nuk ka si të propozojë “ndonjë kompromis” te shqiptarët e Kosovës të cilët u përpoq t’i shfaroste. Duhet vetëm të pranojë dhe të rrëfejë.

Kosova është një shtet unitar dhe duhet të mbetet i tillë. Ndarja e Kosovës “mes linjave etnike”, “korrigjimet e kufirit”, “shkëmbimet e territorit” dhe ëndrra të tilla të ngjashme të serbëve nacionalistë duhet të mbetet të papërmbushura.

Zgjidhje të tilla, që po fitojnë mbështetje në disa qarqe perëndimore që duan vetëm të “arrijnë marrëveshjen” janë një padrejtësi për viktimat dhe të mbijetuarit e luftës së Kosovës dhe vetëm sa krijojnë makthe të reja për brezat e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …