Brickos

350 rekrutë të rinj të FSK-së e fillojnë trajnimin bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

350 rekrutë të rinj të FSK-së e fillojnë trajnimin bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

Në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar fushatën e rekrutimit për pjesëtarët e rinj të FSK-së. “Pas disa proceduarve të rekrutimit, fazave testuese dhe seleksionuese të një numri mjaft të madh të konkurruesve, FSK-ja ka arritur të përzgjedhë 649 rekrutë, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha këto faza. Ndërkaq, sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ka filluar faza e parë e trajnimit për grupin e parë të rekrutëve prej 350 pjesëtarësh e cila do të zgjasë nëntë (9 ) javë. Rekrutët u priten nga komandantët e kompanive, të cilët pasi iu uruan mirëseardhje rekrutëve të rinj të FSK-së, në pika të shkurtra i njoftuan edhe me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit”, thuhet në njoftimin për media.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …