Ramush Haradinaj: Goditja ndaj “Vita”-s është goditje për prodhimin vendor

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve që lidhen me qumështoren “Vita”, duke e cilësuar çdo veprim që çon në mbylljen e saj si një goditje të rëndë për prodhimin vendor dhe ekonominë e vendit. Haradinaj tha se mbyllja e një prej prodhuesve më të mëdhenj të qumështit nuk prek vetëm kompaninë, por edhe mijëra fermerë që furnizojnë fabrikën me qumësht, qindra punëtorë dhe familjet që varen nga kjo veprimtari. Sipas tij, institucionet duhet të mbështesin prodhuesit vendorë dhe jo t’u krijojnë pengesa që cenojnë investimet dhe vendet e punës. Haradinaj theksoi se zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk arrihet duke mbyllur fabrika, por duke mbrojtur prodhimin vendor, fermerët dhe sipërmarrësit. Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të ndalin çdo vendim që, sipas tij, rrezikon bizneset vendore dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Shtyrja e aktgjykimit është e papranueshme, nuk përjashtojmë protesta

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar të …