Berat Rukiqi reagon pas mbylljes së “Vita”-s: U dëmtuan ekonomia dhe vendet e punës

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas mbylljes së qumështores “Vita”, duke e cilësuar rastin si pasojë të presionit institucional ndaj një prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë. Përmes një reagimi publik, Rukiqi u shpreh se pushteti duhet të qëndrojë larg bizneseve dhe të mos ndërmarrë veprime që, sipas tij, dëmtojnë prodhimin vendor dhe ekonominë e vendit. Ai theksoi se sulmet ndaj prodhuesve pa fakte dhe pa bazë janë të papranueshme, pasi rrezikojnë vendet e punës dhe krijojnë pasiguri për sektorin privat. Sipas Rukiqit, qumështorja “Vita” është prodhuesi më i madh i qumështit në rajon dhe përfaqëson një shembull të investimeve, cilësisë dhe kontributit në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Shtyrja e aktgjykimit është e papranueshme, nuk përjashtojmë protesta

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar të …