Ambasada amerikane lëshon paralajmërim sigurie për protestat në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë, duke i paralajmëruar për protestat që po zhvillohen prej disa ditësh pranë Kryeministrisë. Në njoftim thuhet se, megjithëse protestat mund të nisin në mënyrë paqësore, ato mund të përshkallëzohen dhe të shtrihen në zona të tjera, ndërsa pritet prani e shtuar e forcave të policisë, bllokime rrugësh dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit. Ambasada u rekomandon shtetasve amerikanë të shmangin tubimet, të ndjekin njoftimet e autoriteteve dhe mediave lokale, si dhe të kenë një plan emergjence në rast të përkeqësimit të situatës. Ky paralajmërim vjen në kohën kur protestat në kryeqytetin shqiptar po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë rreth institucioneve shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Kosova eksporton thëngjill dhe importon energjinë e prodhuar prej tij

Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me kontratën për eksportin e thëngjillit drejt …