“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

4 marsi është data e fundit kur Kosova duhet të zgjedh presidentin përndryshe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Edhe 11 ditë kanë mbetur kohë deri në zgjedhjen e presidentit të ri përndryshe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Duke folur për këtë çështje, shefja e Grupit Parlamentar të partisë Vetvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo parti ende nuk i ka nisur bisedimet me partitë tjera për çështjen e presidentit. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza konfirmoi se PDK do të mbështesë çdo iniciativë që është në interes të qytetarëve dhe të shtetit, por do të mbrojë pa kompromis interesin publik, rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë. Me qëllim të trajtimit të kësaj ceshje, kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për takim urgjent të të gjitha partive parlamentare shqiptare për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thekeuar se ky subjekt politik nuk do ta votoj Vjosa Osmanin në rast se ajo rikandidohet dhe ka theksuar se një emër nga familja Jashari për president do të ishte nder për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ray Wojcik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë

Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten …