40 vjet më parë, me barrikada e armë në dorë rinia revolucionare në Besi i zuri rrugën ushtrisë e policisë së Jugosllavisë

40 vjet më parë, me barrikada e armë në dorë rinia revolucionare në Besi i zuri rrugën ushtrisë e policisë së Jugosllavisë

(Fjala e drejtorit të Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi,  në përurimin e pllakatit në vendin ku do të ngrihet lapidari i barrikadës në përkujtim të Kryengritjes së Marsit e Prillit  të viti 1981,  në Besi të Prishtinës)  

Të nderuar flamurtarë të parë të Republikës së Kosovës, që ndodheni sot këtu në vendosjen e gurë-themelit të Lapidarit, të Kryengritjes Shqiptare të vitit 1981, dhe që keni qenë pjesëmarrës aktiv të asaj kryengritjeje. Fillimisht përkujtojmë për një çast bashkëveprimtarët e bashkëkuftëtarët Tuaj,  që kanë kaluar në amshim dhe nuk janë më në mesin tonë: Nexhmi Llumnicën, dëshmor, pastaj Ruzhdi Hajdinin, Ramadan Rexhën, Nexhmedin Pirevën, Osman Avdullahun, Sabri Berishën dhe Agim Lecin…

Lavdi!

Vendosja e këtij gurë-themeli sot në këtë vend e ka arsyeshmërinë e vet  duke u mbështetur në zhvillimet reale, historike,  që kanë ndodhur para dyzet vitesh, në mënyrë që Kryengritja e vitit 1981 të përjetësohet edhe fizikisht edhe me   një monument-lirie, për të rrezatuar ndër brezat e ardhshëm përpjekjet, heroizmin dhe luftën e pandërprerë shekullore  të popullit tonë për liri, drejtësi, barazi dhe bashkim kombëtar.

Popullata liridashëse e kësaj ane, e edukuar në frymën atdhetare dhe qëndrestare të veprimtarit më konsekuent dhe më meritor të Lëvizjes sonë për liri dhe bashkim, sikur ishte Adem Demaçi, jo rastësisht kishte rrëmbyer armët dhe kishte sfiduar regjimin, titist rankoviqist, duke i bërë me dije se  Kosova do të çlirohet me hir apo pa hir.

Sot, këtu  shumë  nga kemi dinjitarët që e kanë bërë historinë dhe kanë hyrë në të, me meritat e veprat e tyre.

40 vjet më parë, ju e shumë protestues të tjerë me  flamurin kombëtar dhe armët në duar keni ngritur barrikada, me të cilat i keni  zënë rrugën ushtrisë e policisë së Jugosllavisë, e cila vinte nga Serbia për ta shtypur revoltën e popullatës liridashëse, në Prishtinë, ku kishin protestuar studentë, nxënës, punëtorë e fshatarë, të cilët përlesheshin me kordonët e milicisë duke manifestuar sidomos kërkesën, Republikë-Kushtetutë ja me hatër ja me luftë.

Pikërisht ky akt i kryengritjes, në Besi dhe përhapja e revoltave në shumë qytete të Kosovës kishte bërë të Federata jugosllave të shpallte gjendjen e shtetrrethimit, e cila qoi në ndarjen definitive të shqiptarëve atdhetarë e liridashës, nga politika e bashkim vëllazërimit dhe patriotizmit jugosllav.

JU përshëndes për ngritjen e këtij pllakati  të përkohshëm në vendin ku besojnë se në të ardhmen  do të ngrihet e do të përjetësohet një monument lirie, në nderim dhe respekt të çlirimtarëve  të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …