51 mijë e 610 dokumente të natyrave të ndrysmë janë kryer nga Administrata Komunale në vitin 2018

Administrata komunale në Deçan, brenda vitit 2018 lëshon mbi  51 mijë e 610 dokumente të ndryshëm, këtë e bëri të ditur shefja e Gjendjes Civile Hate Shehu. Më ketë raste  Shehu bëri të ditur se tashmë janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë në administratën komunalë në Deçan dhe brenda viti 2018 ne si Drejtori e Administratës kemi pas një numër rekord të kërkesave të qytetarëve gjithnjë duke u bazuar në numrin e banorëve sa ka edhe komuna e Deçanit. Ajo tregon se gjatë tërë vitit  pajisja me dokumente të llojeve të ndryshme ka qenë e kënaqshëm dhe pritjet e qytetarëve për tu pajisur më një dokumente  janë të shkurta. Në administratën komunale në Deçan jo më shumë se tre deri në pesë minuta zgjatë procedura e marrjes së një dokumenti të rregullt, mbase edhe kushtet janë te mira, staf i mjaftueshëm dhe pajisja më certifikata te të gjitha llojeve nga MPB-ja në bashkëpunim më komunën këtë vit nuk ka munguar. E njëjta gjendje është edhe në dy qendra të gjendjes civile në Strellc dhe ne Polana. Gjithsejtë gjatë vitit kalendarik 2018 Ekstrakte te lindjes janë tërhequr nga qytetarët  22 mijë e 501, certifikata të lindjes 12 mijë e 45, certifikata martesore  6 mijë e 163, certifikata të vdekjes  1336, certifikata të vendbanimit 1364, certifikata të bashkësisë familjare 5193, certifikata të gjendjes martesore 1143, certifikata shtetësisë  548 dhe vërtetim nga arkiva komunale  1217. Ndërsa fitim të shtetësisë së humbur të Kosovës me procedura të rregullt brenda këtij viti kemi pas vetëm 3 raste. Brenda vitit kalendarik në Drejtorin e Administratës komunale 22 qytetarë kanë ndryshuar emrin dhe mbiemrin gjë e cila ju mundësohet ç’do qytetari të Republikës së Kosovës ta bëjë brenda 5 viteve. Brenda këtij viti janë lidhur 114 martesa apo kurorëzime brenda 84 të rregullat dhe 30 jashtë vendit. Ndërsa brenda këtij viti me procedurë të rregullt janë lidhur 48 shkurorëzime më vet dëshirë. Në këtë dikaster janë regjistruar 18 lindje të rregullta, regjistrime me vonesë 73, lindje të regjistruar më vonës brenda vendit 14, dhe nga bota e jashtme 59-të. Tutje bëhet e ditur se brenda vitit kalendarik 2018 nga ky dikaster janë nxjerrë  365 vendime të natyrave të ndryshme dhe 16 kërkesa për shqyrtim janë në proces që duhet të vendosë ARC-ja. Shqetësuese mbetet lirimi nga shtetësia ku shtetet si Zvicra, Gjermani, Austria, Italia dhe Suedia nuk lejojë dy shtetësi ndërsa qytetarët detyrohen të kërkojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës ku numri i tyre që janë liruar brenda vitit 2018 është 108. Vlen të theksohet se në këtë dikaster lëshohen 9 lloje të ndryshme të dokumenteve të cilat ju nevojiten qytetarëve:

  1. Ekstrakt i lindjes

  2. Certifikatë familjare

  3. Certifikatë martesore

  4. Certifikatë e vdekjes

  5. Certifikatë vendbanimi

  6. Certifikatë e bashkësisë familjare

  7. Certifikatë e gjendjes martesore

  8. Certifikatë e shtetësisë

  9. Vërtetim nga arkivi

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …