Kryeministri Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë

Kryeministri, Haradinaj, ka pranuar mesazh urimi për festat e fundvitit nga kryetari i Amerikës, Donald Trump

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar mesazh urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump. Haradinaj këtë e bën të ditur në një postim në rrjetin social Facebook, ku tha se është nder për të dhe gruan e tij, Anitën të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron.  Është nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron. Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …