FSSHK: Sistemit shëndetësor në vend i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë, kjo duhet tëishte shqetësim shtetëror

598 mjekë, prej të cilëve 42 specialistë, janë të papunë edhe pse të gatshëm për ta dhënë kontributin e tyre për shoqërinë

Nga të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës, mësohet se 598 mjekë, prej të cilëve 42 specialistë, janë të papunë ndonëse të gatshëm për ta dhënë kontributin e tyre për shoqërinë. Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se kjo gjendje është e papranueshme dhe mungesë menaxhimi. “Spitalet rajonale ankohen se nuk ka gjinekolog e ne kemi më shumë se 11 të papunë, shumë ambulanta të mbyllura, mjek ka të papunë dhe kur qiten duhet të kenë stimulime dhe duhet të respektohet edhe kushti i shërbimit në institucionet shëndetësore kur kryhen specializimet”, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu. Xhemajl Selmani nga sindikata e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka theksuar se duhet të merren veprime nga ministria për ta ndryshuar situatën. Ai ka shtuar më tutje se duhet të ketë një plan zhvillimori cili do të duhej të ndiqej në etapa në mënyrë që mjekët të mos mbeten pa punë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …