67 - vjet Forcë Ajrore, Xhaçka: Vitin e ardhshëm trajtim i ri financiar për 8 mijë ushtarakë shqiptarë

67 – vjet Forcë Ajrore, Xhaçka: Vitin e ardhshëm trajtim i ri financiar për 8 mijë ushtarakë shqiptarë

Arma e Aviacionit Ushtarak Shqiptar mbush sot 67 vjeç. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e posaçme të organizuar në Komandën e Forcës Ajrore vlerësoi si prioritet të kohës, ridimensionim e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura.

Në kushtet e sotme, duke vlerësuar situatën e re të Sigurisë në rajon dhe më gjerë, kemi përzgjedhur më të mirën e mundshme për vendin tonë, duke zhvilluar forca dhe mjete ajrore me mision të dyfishtë: mbrojtjen e sovranitetit, çka është më sublimja, por edhe ndihma ndaj çdo shqiptari në vështirësi. Edhe në tre vitet e fundit efektivët tanë të FA, kanë asistuar në shpëtimin e jetës të më shumë se njëmijë personave në rastet e emergjencës”, – u shpreh në fjalën e saj ministrja Xhaçka.

FASH

Ministrja foli edhe për investimin që do të bëhet sa i përket instalimit të Sistemit të Integruar për Vëzhgimin e Hapësirës Ajrore shqiptare, për të cilën Shqipëria ka nisur punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë.

Instalimi i Sistemit të Integruar për Vëzhgimin e Hapësirës Ajrore shqiptare, për të cilën ka nisur punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë, do të jetë një komponent tjetër me rëndësi jetike, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por edhe për të gjitha vendet partnere në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, – tha më tej ministrja e Mbrojtjes.

Ndërsa foli për një trajtim më të mirë financiar vitin që vjen, ministrja Xhaçka, u shpreh: “Jo vetëm investimi në teknologji, por edhe trajtimi profesional i efektivëve tanë janë objektivat të përcaktuara qartë për FA në tërësi dhe për Forcën Ajrore në veçanti. Në vitin 2019, falë angazhimit të kryeministrit dhe të qeverisë Shqiptare, mbi 8 mijë ushtarakë do të kenë një financim më të mirë financiar dhe një vëmendje të shtuar”.

FASH

Në ceremoninë e zhvilluar në Komandën e Forcës Ajrore, në Rinas, morën pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ushtarakë, ish-aviatorë si dhe familjarë të të rënëve në krye të detyrës. Që prej krijimit, në prill të vitit 1951 numërohen 41 pilotë, të cilët kanë humbur jetën gjatë kryerjes së misionit të tyre e janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.

 

www.mod.gov.al

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …