leoni

Mariano Rajoy

Spanja nuk e hedh firmën në një dokument ku Kosova konsiderohet shtet i pavarur

Në samitin e përbashkët të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet gjatë muajit maj, në Sofje të Bullgarisë, ishte parashikuar që të pranohej një deklaratë të përbashkët, por, kjo ide është kundërshtuar nga Madridi zyrtar  dhe shkak për këtë është bërë Kosova. Kryeministri, Mariano Rajoy e refuzoi këtë me arsyetimin se nuk dëshiron që të hedhë firmën e tij në të njëjtin dokument ku do të firmosin edhe udhëheqësit e territoreve,  që Spanja nuk i njeh si shtete. Bullgaria, që mban Presidencën e radhës të BE-së, ashtu edhe Brukseli mohuan që Spanja të kishte vendosur një veto të tillë, duke deklaruar se që në fillim ishte vendosur që deklarata e përbashkët të firmosej vetëm nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug thotë se në tekstin e shpërndarë nga Sofja te vendet e Ballkanit Perëndimor për këshillim të deklaratës përfundimtare nuk përmendej fjala “shtete”, por “partnere” dhe këtë fakt në Serbi e interpretojnë si përpjekje për kompromis me anëtaret e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …