7 kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, radha e parë e të cilave do të mbahet më 24 prill

7 kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, radha e parë e të cilave do të mbahet më 24 prill

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve  ka bërë të ditur se deri në premten në mesnatë, shtatë nga 11 kandidatët e paraqitur kanë arritur të mbledhin nga 10.000 nënshkrime, sa janë të nevojshme për të marrë pjesë në garën presidenciale. VMRO-DPMNE opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka mbledhur 28.000 nënshkrime. Lidhja Socialdemokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, i cili ka dorëzuar rreth 22.000 nënshkrime. Në garën zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ka grumbulluar rreth 11.000 nënshkrime, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit, i cili grumbulloi më shumë se 10.000 nënshkrime.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …