Brickos

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste ë Shkodër, e cilësoi këtë qytet si lokomotivën që do të tërheqë gjithë veriun me vete. Ai deklaroi se do të investohet për të sjellë turistët në veri, pasi mali do të ketë më shumë fitime se plazhi. Shkodra mund të bëhet modeli i një transformimi pozitiv dhe lokomotiva që do të tërheqë gjithë veriun me vete. Lërë çfarë thonë disa që e keni lënë veriun pas dore. Ne kemi bërë investime në veri dhe po bëjmë investime që synojnë të zbulojnë malet, sepse unë besoj fort që ne na është krijuar një stereotip në kokë, plazhi, apo jugu, por ajrin më të pastër të industrisë së turizmit Shqipëria e ka në mal. Do të sjellim turistët që do të vijnë për ski, për masazhet e trupit, etj., dhe industria e turizmit në Shqipëri do të ketë fitime më shumë sesa vijnë nga plazhi. Por kjo kërkon kohën e vet”, tha ai. (ATSH)

Edi Rama: Shkodra mund të bëhet modeli i një transformimi pozitiv dhe lokomotiva që do të tërheqë gjithë veriun me vete

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste ë Shkodër, e cilësoi këtë qytet si lokomotivën që do të tërheqë gjithë veriun me vete. Ai deklaroi se do të investohet për të sjellë turistët në veri, pasi mali do të ketë më shumë fitime se plazhi. Shkodra mund të bëhet modeli i një transformimi pozitiv dhe lokomotiva që do të tërheqë gjithë veriun me vete. Lërë çfarë thonë disa që e keni lënë veriun pas dore. Ne kemi bërë investime në veri dhe po bëjmë investime që synojnë të zbulojnë malet, sepse unë besoj fort që ne na është krijuar një stereotip në kokë, plazhi, apo jugu, por ajrin më të pastër të industrisë së turizmit Shqipëria e ka në mal. Do të sjellim turistët që do të vijnë për ski, për masazhet e trupit, etj., dhe industria e turizmit në Shqipëri do të ketë fitime më shumë sesa vijnë nga plazhi. Por kjo kërkon kohën e vet”, tha ai. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …