leoni

Kandidati i Nismës, Shyqiri Bytyqi: Prishtinën do ta bëjmë me maketin social qytetarët do ta ndjejnë kujdesin shtetror

Kandidati i Nismës, Shyqiri Bytyqi: Prishtinën do ta bëjmë me maketin social qytetarët do ta ndjejnë kujdesin institucional

Nisma për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore në kryeqytet, ku ju kanë premtuar prishtinaseve qytet të dinjitetshëm, punësim, qytet të pastër e pa kaos urbanistik. Kandidati i Nismës për kryetar të Prishtinës, Shyqiri Bytyqi tha se Prishtinën do ta bëjnë sociale, ku qytetarët do ta ndjejnë kujdesin social.

“Ne e duam Prishtinën prandaj duam që qyteti jonë të jetë i dinjitetshëm, ai nuk mund të jetë i tillë pa pasur një vend pune, andaj ne e kemi bërë moton tonë një anëtar të punësuar për çdo familje. Ky është hapi i parë drejt dinjitetit shoqëror dhe shpërndarjes së barabartë të mundësive, solidarizimi që karakterizohet me programin tonë programor, fillon pikërisht këtu. Ne Prishtinën do ta bëjmë Prishtinë sociale, me maketin social qytetarët do ta ndjejnë kujdesin social. Shërbimet ofiqarë do të jenë pa pagesë, studentët do të shfrytëzojnë shërbimet  më të lira. Porta hyrëse e qytetit do të simbolizojë krenarinë e qytetit tonë”, tha Bytyqi, raporton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …