812 fermerë aplikues për subvencione, numër rekord në Komunën e Deçanit

Javën që lamë pas është mbyllur afati për aplikim për subvencione/pagesa direkte ku këtë vit komuna e Deçanit ka numër rekord të aplikuesve, 812 fermerë. Viti e kaluar kishte 720 fermerë, ndërsa këtë vit 812 pra 12,78 për qind rritje dhe 26,21 për qind rritje të sipërfaqes së punuar. Besueshmëria tek fermerët është arritur falë angazhimit dhe punës së palodhshme, duke u nisur nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili me konceptin e tij qeverisës, fermerin e Bujqësinë e ka vendosur në krye të prioriteteve duke i ndihmuar fermerët e duke përkrahur zhvillimin e Bujqësisë, duke vazhduar me drejtorin e  Bujqësisë, Rifat Stojkaj dhe stafin e kësaj drejtorie që punuan pa u ndalë për t’ua lehtësuar punën fermerëve tonë. Ka rritje të sipërfaqes me grurë, misër, fasule, patate, speca e domate. Ka bletë më shumë, arra, lajthi, kumbulla, vreshta, serra e shumë artikuj e kultura të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …