Kërkohet heqja e barrierave tarifore dhe jo tarifore për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik Kosovë - Shqipëri

Kërkohet heqja e barrierave tarifore dhe jo tarifore për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik Kosovë – Shqipëri

Heqja e barrierave tarifore dhe jo tarifore për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte temë diskutimi sot në Prishtinë në mes përfaqësuesve të dy shteteve. Tematika kryesore është që sipërmarrjet kombëtare të dy vendeve po hasin në vështirësi gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Heqja e pagesës për terminalet doganore për Republikën e Kosovës për qarkullimin tregtar. Njohja e certifikimeve dhe analizave, thjeshtimi i procedurave doganore akciza etj. Në panel ishin të pranishëm Nagip Fejza kryetar i Prodhuesve Mbarë Shqiptar,  Astrit Panxha drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhueseve të  Kosovës, Filip Gjoka president i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, Fatmir Limaj zëvendës-kryeministër i Kosovës dhe Bajram Hasani ministër i Tregtisë Industrisë. Filip Gjoka ishte i ashpër në fjalën e tij. Ngase sipas tij barrierat janë të panevojshme.  Ai beri thirrje që  të krijohen lehtësira për prodhuesit. Ndërsa Limaj tha së promotorët e zhvillimit të Kosovës dhe Shqipërisë jeni ju që i mbushni buxhetet tona. Kjo tryeze ka një konotacion pozitiv. Ngase qeveritë tona duhet të tejkalojnë barrierat burokratike. Prodhuesit tanë duhet të kenë shumë hapësirë për komunikim me dy shtete. Kosova sivjet është drejtues i CEFTA-s. Pra është moment që në dy shtete të japim shembull për të mirë dhe të reflektojnë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …