Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren me ç’rast disa zona të vendit janë vërshuar nga prurjet e lumenjve të cilat erdhën si pasojë e shiut të pandërprerë të tri ditëve të fundit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka vlerësuar të arsyeshme që t’i kompensojnë të gjitha dëmet që u janë shkaktuar me këtë rast fermerëve në sektorin e bujqësisë. Është formuar komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes në terren për të parë nga afër të gjitha dëmet që ka shkaktuar kjo fatkeqësi, si dhe të përgatis raporte për vlerën e këtyre dëmeve.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …